Dortmundi heq dorë nga Mandzukiqi
27 korrik 2018
| 12:21
Borussia Dortmund tërhiqet nga gara për transferimin e Mario Mandzukiq.
Lajmi u konfirmua nga shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke. 59-vjeçari deklaroi se Mandzukiqi është një lojtar i madh dhe shumë ambicioz dhe për këtë e dëshironte si përforcim në skuadër, por që për fat të keq nuk mund të arrihet.
Watzke deklaroi se bënë maksimumin, por drejtuesit e Juventusit nuk e shesin lojtarin, pasi e konsiderojnë të rëndësishëm për skuadrën.