Dortmundi huazon Schurrlen në Rusi
31 korrik 2019
| 17:12
Borussia Dortmund ka njoftuar se e ka huazuar Andre Schurrle te Spartaku i Moskës në Rusi.
“Ne i urojmë Andre Schurrle më të mirën në Moskë, maksimumin e sukseseve të mundshme”, ka deklaruar Marc Zorc. Futbollisti gjerman edhe edicionin e kaluar ishte i huazuar te Fulhami në Angli, kurse në të kaluarën luajti edhe për Mainzin, Bayer Leverkusenin dhe Chelsean.
/Epoka e re/