
Dortmundi i pari në grup, Brugge në Ligën e Evropës
11 dhjetor 2018
| 23:09
Borussia Dortmund e mposhti Monacon në Francë (0-2) dhe është kualifikuar në 1/8 e finales si e para e grupit.
Monaco është e fundit në grup dhe nuk do të merr pjesë as në Ligën e Evropës. Dy gola për ekipin gjerman i realizoi Raphael Guerreiro.
Në ndeshjen tjetër Club Brugge luajti pa gola 0-0 me Atletico Madridin dhe në këtë mënyrë e siguroi një vend të Ligën e Evropës. Atletico kualifikohet në 1/8 e finales si skuadra e dytë përshkak të golaverazhit.
/Epoka e re/