Dortmundi interesohet për Berishën

29 gusht 2023 | 10:40

Nënkampionët e Bundesligës, Borussia Dortmund janë në kërkim të një sulmuesi, të cilin mesa duket e kanë gjetur dhe janë gati të bëjnë ofertën për të.

Sipas raportimeve më të fundit të medieve gjermane, bëhet fjalë për “bomberin” gjerman me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, me këtë të fundit që aktivizohet te skuadra e Augsburgut, të cilët nuk pranojnë më pak se 15 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

Bisedimet raportohet se kanë nisur dhe pritet që shumë shpejt të arrihet akordi mes dy klubeve dhe Berisha të vihet nën dispozicionin e teknikut Edin Terziq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al-Ittihad po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për…