Dortmundi leksion Leverkusenit, shkëlqen Reus
21 prill 2018
| 21:00
Dortmundi ka shënuar fitore të thellë në përballjen e sotme kundër Bayer Leverkusenit.
Gjiganti gjerman arkëtoi pikët e plota duke fituar 4 me 0, transmeton Koha.net.
Sancho shënoi golin e parë në minutën e 13. Reus dështoi të shënojë nga penaltia në minutën e 37, megjithatë më vonë shënoi dy herë. Kurse golin tjetër e ka shënuar Philipp.
Në vendin e tretë Dortmundi ka 54 pikë, kurse Leverkuseni në vendin e katërt ka 51 pikë.