Dortmundi mohon kontaktet për Aubameyangin
Ndërsa shtypi gjerman, konkretisht “Kicker” i ka bërë jehonë një oferte të Arsenal-it për Pierre-Emerick Aubameyang për 50 milionë euro, Hans-Joachim Watzke ka deklaruar se nuk ka ndodhur diçka e tillë.
Për të përditshmen “Bild” këtë të diel, pronari i klubit gjerman ka bërë të ditur se “nuk ka asnjë bisedim të ndërmarrë” për transferimin e sulmuesit gabonez te “Topçinjtë”. Megjithatë, ai ka pranuar se ka pasur një kontakt të parë, por ka lënë të kuptohet se gjërat mund të zhvillohen në javët e ardhshme.
“Kemi pasur një kontakt me shefin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis. Ai më informoi se dëshironte të fliste me ne, por kjo nuk ka ndodhur ende”, saktësoi Watzke. Ndërkohë përflitet se Dortmund kërkon 70 milionë euro për të lejuar sulmuesin e tij të largohet. Ky i fundit nuk u aktivizua në ndeshjen e të premtes ndaj Hertha Berlin 1-1.