Dortmundi mposhti Kolnin
23 gusht 2019
| 23:06
Borussia Dortmund ka shënuar fitore në udhëtim te Kolni, në xhiron e dytë në Bundesligë.
Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 3, duke e përmbysur rezultatin. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29 përmes Drexlerit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Dortmundi përmbysi gjithçka, duke shënuar tre gola.
Sancho, Hakimi e Alcacer ishin ata që shënuan golat për mysafirët për t’ia dhënë pikët e plota Dortmundit.