Dortmundi nuk e lëshon Haalandin, Chelsea mendon për dy sulmues të tjerë

14 korrik 2021 | 12:54

Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Erling Haaland edhe përkundër asaj që Chelsea ka ofruar 175 milionë euro.

“Sky Sport” raporton se klubi gjerman e ka refuzuar ofertën e parë duke i bërë të qartë londinezëve se nuk kanë ndërmend të shesin sulmuesin norvegjez. Në këtë kushte verdhezinjtë rrezikojnë ta humbasin sezonin e ardhshëm për 80 milionë euro, aq sa është klauzola, por nga kjo lëvizje edhe Mino Raiola, agjenti i tij, kërkon 40 milionë euro komision, në këto kushte transferimi i Haaland tek blutë bëhet thuajse i pamundur.

Në anën tjetër, Chelsea kërkon me çdo kusht një qendërsulmues për sezonin, për këtë arsye kanë kthyer vështrimin nga dy gjigantë të tjerë, Romelu Lukaku dhe Harry Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pulmologu Besim Morina  ka bërë me dije se kombinimi i…