
Dortmundi nuk lejon largimin e Halaandit
29 korrik 2021
| 18:30
Erling Halaand do të qëndrojë te Borussia e Dortmundit të paktën edhe për një sezon tjetër.
Drejtori ekzekutiv i klubit gjerman Hans Joachim Watzke ka qenë i prerë në lidhje me të ardhmen e supertalentit norvegjez.
“Nuk dua të zgjatem shumë. Erling Halannd këtë sezon do të jetë lojtar i Borussias së Dortmundit”, ka deklaruar ai. Chelsea kishte bërë një ofertë prej 175 milionë eurove, por klubi gjerman ka refuzuar ta shesë yllin e saj në këtë afat kalimtar.