Dortmundi nxjerr në shitje Haalandin
16 mars 2021
| 17:04
Erling Haaland mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, një sulmues për të cilin interesohen një pjesë e mirë e ekipeve evropiane.
Fillimisht u përfol se biondi norvegjez nuk ishte në shitje, por përballë një presioni shumë të madh edhe drejtuesit e Borussia Dortmundit duken të dorëzuar. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, verdhezinjtë kanë vendosur të lënë të lirë Haalandin, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Dortmundi për yllin e saj kërkon minimalisht 150 milionë euro.
Për Haalandin prej kohësh janë vënë në garë ekipi si Real Madridi, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munchen.