Dortmundi pëson nga Mainzi
05 maj 2018
| 20:33
Dortmundi është mposhtur me rezultat prej 1 me 2 në shtëpi ndaj Mainzit.
Pas 13 minutave verdhezinjtë e panë veten në disavantazh prej dy golave, transmeton Koha.net.
Baku, në minutën e katërt, dhe Muto në minutën e 13 shënuan për Mainzin.
Në minutën e 16 Dortmundi arriti të ngushtojë disavantazhin përmes Philippit, megjithatë në vazhdim të takimit nuk arriti të shënojë për të marrë rezultat pozitiv.
Në vendin e tretë Dortmundi ka 55 pikë, e Mainzi në venidn e 14 arrin në kuotën e 36 pikëve, që e largon paksa nga zona e rrezikshme.