Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Shahin
22 janar 2025
| 13:30
Borussia e Dortmundit ka shkarkuar trajnerin Nuri Shahin. Turku i lindur në Gjermani, rezultoi një zhgënjim pasi mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2024.
Katër humbje ka aktualisht Dormundi. Klubi që vitin e kaluar shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e së martës u mposht nga Bolognas me rezultatin 2-1. Borussia Dortmundi aktualisht ndodhet 20 pikë prapa kryesuesve të Bayernit në Bundesligë.
Vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit, është mjaft pak për klubin që e nisi sezonin me pritshmëri të larta.