Dortmundi shkatërron Leverkusenin
14 shtator 2019
| 17:56
Kanë përfunduar 5 takimet, e javës së katërt në Bundesligën gjermane, aty ku bie në sy fitorja e thellë e Dortmundit, ndaj Leverkusenit në shtëpi.
Skuadra e drejtuar nga Favre, i ka shënuar 4 gola Leverkusenit, e cila dukej e pamundur të reagonte gjatë këtij takimi. Alkaser, dy herë Reus dhe Guerrero kanë qënë autorët e golave për verdhezinjtë.
Në ndeshjet e tjera, Augsburgu ka mundur Frankfurtin ngushtësisht 2-1, ndërsa Verder Bremen është “arratisur” me një trepikësh nga fusha e Union Berlinit.