Dortmundi siguron ‘bomberin’ gjerman

31 gusht 2023 | 18:46

Pavarësisht se kanë emra të njohur dhe shumë të talentuar në repartin ofensiv, si Karim Adeyemi, Donyell Mallen, Sebastian Haller e Youssoufa Moukoko, sërish tekniku i “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Edin Terzic nuk është i kënaqur me “forcën” e sulmit të skuadrës e për këtë aryse kërkon afrimin e një tjetër emri në majën e sulmit.

Bëhet fjalë për “bomberin” e Werder Bremen, Niclas Fullkrug, me këtë të fundit, që sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane do të jetë lojtari më i ri i “verdhezinjve”, me bordin e Dortmund që do të derdhë në arkat e Bremen plot 15 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit.

Ndërkaq, kujtojmë se Fullkrug ra në “radarët” e “gjigandëve” të Evropës, pas performancave fantastike të zhvilluara në sezonin 2022-2023, ku në 28 përballjet e zhvilluar për skuadrën e Werder Bremen arriti të shënojë plot 16 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merr fund aventura e Leonardo Bonuccit te Juventusi, pas plot…