Dortmundi thyen Union Berlinin, gola pa limit në ‘Signal Iduna Park’, ngec Leipzigu
07 tetor 2023
| 19:05
Borussia Dortmund bën detyrën në shtëpi, duke fituar 4-2 ndaj Union Berlin në shtëpi.
“Verdhezinjtë” kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me Fullkrug, por u përmbysën brenda fraksionit me Gosens dhe Bonucci. Në pjesën e dytë, djemtë e Terzic ia dolën të marrin maksimumin nga takimi pas golave të mbrojtësit Nico Schlotterbeck dhe Brandt.
Në takimin tjetër të Bundesligës, Leipzig barazoi 0-0 ndaj Bochum, duke vuajtur kështu lodhjen nga Champions League. Simons dhe Forsberg humbën penallti për djemtë e Rose.