Dortmundi triumfon ndaj Newcastle, Barça mposhtet nga Shakhtari
“Blutë” e Chelsea kanë arritur një fitore të madhe në “Tottenham Stadium” teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë, 1 me 3, kryesuesit e Tottenham, pas një ndeshje vërtetë spektakolare e emocionuese.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin vendasit me anë të anësorit suedez, Dejan Kulusevski, i cili përfitoi nga një “gafë” e mbrojtjes së Chelsea, për ta çuar topin në rrjetën e Sanchez, që në minutën e 6’ të sfidës.
Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi mbrojtësi argjentinas, Christian Romero u ndëshkua me kartonin e kuq, nga arbitri Michael Oliver, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Enzo Fernandez në brendësi të zonës dhe akordon menjëherë një 11-metërsh, i cili u ekzekutuar mjeshtërisht nga “fantazisti” i sulmit, Cole Palmer.
Në pjesën e dytë, vendasit e Tottenham ndëshkohen sërish me kartonin e kuq, teksa kësaj here ishte radha e mbrojtësit italian, Destiny Udogie për të lënë më herë fushën e lojës, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë radhazi. Pas mbetjes me 9 lojtarë të kundërshtarët, “blutë”e Chelsea shtuan ofensivat sulmuese dhe në minutën e 75’-të e më pas në të 94′-tën e të 98′-tën “bomberi” senegalez, Nicolas Jackson dërgon topin në rrjetën e Vicario për të “vulosur” fitoren e “bluve”.
Falë këtij rezultati, djemtë e Maurizio Pochettino ngjiten në vendin e 10 të renditjes, me 15 pikë, pas 11 javëve të para, ndërsa skuadra e Tottenham mbetet në vendin e 2-të të renditjes, me 26 pikë, 1 pikë më pak se Manchester City i vendit të parë.