Dortmundi zyrtarizon Hazardin

22 maj 2019 | 12:29

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e Thorgan Hazard nga Borussia Monchegaldbach. Kjo është blerja e tretë në harkun e 24 orëve për nënkampionët e Gjermanisë, pasi konfirmuan afrimin e Nico Schulz për 25 milionë euro dhe atë të Julian Brandt, por për 25 milionë.

Sulmuesi anësor i ka kushtuar 28 milionë euro Dortmundit dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 me verdhezinjtë, kurse në shpinë do mbajë numrin 8.

“Jam mirënjohës për 5 vitet e kaluara tek Monchegladbach dhe kam kujtime të bukura aty. Tani është koha ideale për të hedhur një hap tjetër në karrierën tim. Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmund, është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm”, ka thënë Hazard.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysma e amerikanëve besojnë se Shtetet e Bashkuara do të…