Dortmundi zyrtarizon largimin e pesë futbollistëve

29 maj 2023 | 14:13

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve. Raphael Guerrero, Felix Passlack, Mahmoud Dahoud, Anthony Modeste dhe Luca Unbehaun janë larguar nga “verdhezinjtë”.

Humbja më e madhe është ajo e Guerreros, anësorit të majtë, i cili del lojtarë i lirë. Portugezi është shumë afër firmës me Atletico Madrid e Diego Simeones.

29-vjeçari u shfaq i përlotur pas takimit me kapitenit Marco Reus, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë i falënderuan lojtarët për kontributin e tyre.

“Faleminderit për të gjitha vitet dhe momentet e mrekullueshme që përjetuam së bashku me ju me fanellën verdhezi”. Jude Bellingham, i cili është pranë transferimit te Real Madrid, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur të hënën në…