Dovizioso triumfon në Çeki
05 gusht 2018
| 14:59
Andrea Dovizioso me Ducatin ka arritur të triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Moto Gp.
Ky është suksesi i dytë sezonal për pilotin italian, i cili e la pas shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo (i dyti) dhe kampionin e botës në fuqi, Marc Marquez me Hondan (i treti). Kjo treshe dhuroi spektakël gjatë gjithë kohës në pistën e Brno, duke dueluar për fitore deri në metrin e fundit, ndërkohë që i katërti u klasifikua Valentino Rossi me Yamaha, që me “fotofinish” fitoi duelin me Cal Crutchlow, i pesti.
Për Dovizioso ky është triumfi i dytë sezonal pas atij në garën hapëse, sukses që erdhi në garën e tij numër 100 me motorin Ducati, fitorja e 10-të në karrierën e tij në Moto GP.