Dovizioso triumfon në San Marino
Pas braktisjes së Çmimit të Madh të Britanisë dy javë më parë, Moto GP është kthyer me Çmimin e Madh të San Marinos për atë që duhet të kishte qenë gara e 13-ë, por që në fakt është e 12-a.
Andrea Dovizioso ka fituar një garë që duhej të ishte dominuar nga Ducati, me Jorge Lorenzon që ka qenë në vendin e dytë deri në xhiron e parafundit, kur ka gabuar dhe ka dalë nga pista. Rrëzim nga i cili ka përfituar spanjollin i Hondas, Marc Marquez, i cili është ngjitur në vendin e dytë të podiumit, i ndjekur nga Crutchlow, raporton “Telesport”.
Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka dalë në vendin e shtatë. Yamaha është motori me më shumë fitore në këtë cirkuit, që nga koha kur është kthyer të jetë pjesë e kalendarit, me gjashtë fitore kundrejt katër të Hondas. Ducati, para garës së sotme, kishte fituar vetëm një herë këtu, 11 vite më parë me Stoner. Ndërkohë, piloti më i suksesshëm në këtë pistë është spanjolli Marc Marquez, me pesë fitore të marra në të tre cilindratat.