Dr. Agreta Gecaj-Gashi merr kryesimin e Bordit Drejtues të ShSKUK-së
23 prill 2021
| 19:46
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nga sot do të ketë në krye një grua.
Dr. Agreta Gecaj-Gashi ka marr kryesimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së. Kjo pozitë shkon me rotacion sipas statutit, ndërsa deri më tani e ka mbajtur mikrobiologu Xhevat Jakupi, raporton Gazeta Shneta.
Gecaj-Gashi është anesteziologe dhe intensiviste në QKUK. Ajo është një nga tri gratë anëtare të Bordit Drejtues.