Dr. Donjet Bislimi me shkrim falënderues për katër vjetorin në krye të Rinisë së PDK-së
Dr. Donjet Bislimi, me rastin e katër vjetorit të zgjedhjes së tij në krye të Rinisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur aktivitetet e tij, duke shprehur nderim për ish kryetarët e partisë, kryesitë, aktivistët dhe strukturat e Rinisë Demokratike.
Ai ka shkruar se “gjatë 4 viteve me plot sfida, goditja nga gjykata speciale, tranzicionet në lidership dhe pandemia famëkeqe, gjithmonë ishim afër njëri-tjetrit. 4 vite të plota dhe shumë miq, familje në secilin qytet dhe fshat të Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre 4 viteve interesi rinor ishte gjithmonë tema e diskutimit në çdo forum vendor dhe ndërkombëtar.
Ishin 4 vitet më të mira të jetës sime, plot sfida, plot punë, plot kënaqësi, gëzime dhe hidhërime, por gjithmonë ishim bashkë.”
Postimi i plotë:
“4 vite nga zgjedhja ime si Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës,
4 vite me plot punë e angazhim për çka falënderoj secilin aktivist dhe aktiviste,
Për 4 vite mbi 350 aktivitete të inicuara nga qendra, mbi 1000 aktivitete të implementuara nga degët.
Për 4 vite dy palë zgjedhje nacionale, një palë zgjedhje lokale, zgjedhjet brenda partiake dhe në secilën prej tyre rinia luajti rolin kyç.
Gjatë 4 viteve me plot sfida, goditja nga gjykata speciale, tranzicionet në lidership dhe pandemia famëkeqe, gjithmonë ishim afër njëri-tjetrit.
4 vite të plota dhe shumë miq, familje në secilin qytet dhe fshat të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtyre 4 viteve interesi rinor ishte gjithmonë tema e diskutimit në çdo forum vendor dhe ndërkombëtar.
Ishin 4 vitet më të mira të jetës sime, plot sfida, plot punë, plot kënaqësi, gëzime dhe hidhërime, por gjithmonë ishim bashkë.
Faleminderit nga zemra për besimin e juaj atëherë dhe tash, FALEMINDERIT secilit dhe secilës prej jush,
Faleminderit Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe secilës Degë të RDK-së për punën tuaj shembullore,
Faleminderit nga zemra liderit dhe heroit tonë Kadri Veselit për bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe besimin e madh që pati tek rinia,
Faleminderit nga zemra Prof. Enver Hoxhajt për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen,
Faleminderit nga zemra Kryetarit Memli Krasniqi, i cili shërben si model i suksesit për secilin aktivist dhe secilën aktiviste dhe në të cilin kemi besimin e palëkundshëm që do e dërgoj partinë atje ku e ka vendin.
Faleminderit që të tria kryesive të partisë ku bëra pjesë, për kontributin dhe bashkëpunimin.
Në çfarëdo rrugëtimi do vazhdojmë të jemi bashkë, për Kosovën dhe të ardhmen që na pret!
I juaji dje, sot dhe nesër,
Donjeti”