DR. FLORIN BESIMI, NJË DIMENSIONI I RI NJERËZOR NË POLITIKË

20 korrik 2020 | 17:45

Tetova në të ardhmen ndoshta po e humb (përkohësisht) një mjek të shquar, por Tetova po ia jep gjithë shoqërisë një kuadër që përmes instrumenteve politike do të arrij ta ngrejë në kujdes institucional kujdesin ndaj qytetarëve, pa dallim prejardhjes së tyre etnike, fetare e krahinore.

Nga Gjyla HALILI

Dr. Florin Besimi tash e tutje do ta heqë mantelin e mjekut dhe do ta vesh kostumin e deputetit. Ai vjen nga një profesion fisnik dhe jemi të bindur se, ashtu si në të kaluarën, edhe në të ardhmen, nga pozita e deputetit, më tepër do të jetë i të tjerëve se sa i vetvetes.

Kthesat në një shoqëri nuk pikin nga qielli. Ato i sjellin individët, kurse kthesa më e madhe ndodhë atëherë kur njerëzve iu kthehen shpresat. Dr. Florini është personifikim i kësaj kthese dhe me zgjedhjen e tij deputet, bashkë me shpresën do të kthehet edhe besimi në qeverisje. Ai është promotor i kthimit edhe të votës shqiptare, sepse në personalitetin e tij reflektohet më së miri vullneti popullor.

Janë raste të rralla ku në një person, sidomos ai që merret me politikë, të përputhen virtytet njerëzore dhe shkathtësitë e marrjes me punë publike. Tetova dhe gjithë rajoni që graviton në këtë komunë, tek Dr. Florini kanë gjetur gjithmonë ngrohtësi pacientët e dëshpruar, nënat e lodhura nga sëmundja e fëmijës, fëmijë të pikëlluar për shëndetin e prindit dhe qindra raste të tjera që janë trajtuar nga ai me kujdesin e njeriut që hallin e tjetrit e ka konsideruar sit ë vetin.

Politikës sonë i ka munguar një profil si ky i Dr. Flroin Besimit, dhe ky është një rast i mire që jeta politike te ne të fisnikërohet me prurje që vetveten e vënë në shërbim të të tjerëve. Nëse politika për nga natyra mund të thuhet se është e zhveshur nga sensi i ngrohtësisë njerëzore, në rastin e Dr. Florinit ndodhë e kundërta. Ai, me qasjen e tij, do të arrijë t’i japë politikës atë që më së shumti iu duhet njerëzve: humanizmin. Zatën, kjo ka qenë edhe motoja jetësore e tij gjatë gjithë kohës sa ka ushtruar profesionin e mjekut, kurse tash e në të ardhmen kjo moto do të merr një kuptim edhe më esencial, duke e kthye me kokë përpjetë piramidën e politikbërjes, ku njeriu dhe hallet e tij janë në qendër të vëmendjes.

Tetova në të ardhmen ndoshta po e humb (përkohësisht) një mjek të shquar, por Tetova po ia jep gjithë shoqërisë një kuadër që përmes instrumenteve politike do të arrij ta ngrejë në kujdes institucional kujdesin ndaj qytetarëve, pa dallim prejardhjes së tyre etnike, fetare e krahinore.

Në shikim të parë do të duket se do të mbetet një vend bosh i mjekut , por ajo që do të kompensohet do të jetë shumë më e madhe për nga dimensioni i përkushtimit ndaj problemeve e çështjeve që janë ekzistencialisht të lidhura me anatominë e shoqërisë.

Janë të mirëseardhur në politikë kuadrot si Dr. Florin Besimi, andaj ky është edhe një dimension me vlerë në politikën kadrovike të BDI-së që është përcaktuar për të jetë në mesin e 15 përfaqësuesve në Parlamenent, kurse votuesve i adresohet gjithë merita për zgjedhjen e tij deputet.

Dr. Florin Besimi është një emër që i bën nder Tetovës dhe gjithë shoqërisë, kurse zgjedhja e tij deputet nënkupton rritje e vlerës intelektuale e njerëzore të Parlamentit si tempull i demokracisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet për renovimin e stadiumit të Kizhnicës, aty…