Dr. Haxhi Kamberi: Koronavirusi nuk njeh “Mic Sokola”
Mjeku Haxhi Kamberi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të përmbahen dhe të mos shpërqendrohen karshi koronavirusit, pasi, sipas tij, frytet e shpërqendrimit, neglizhencës dhe papërgjegjësisë mund t’i vjelim shpejtë dhe me pasoja të mëdha.
Postimi i plotë i dr. Kamberit:
KUJDES!
Ditëve të fundit sikur është krijuar një shpërqendrim i popullatës në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë më Koronavirus.
Ne nuk guxojmë në asnjë moment të shpërqendrohemi, sepse frytet e shpërqendrimit, neglizhencës dhe papërgjegjësisë mund t’i vjelim shpejtë.
Zbatoni masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, mos lejoni që kriza politike të shndërrohet edhe në krizë të menaxhimit të sëmundjes Covid 19. Koronavirusi nuk njeh “Mic Sokola”, andaj kujdesuni për veten tuaj, kujdesuni për familjet tuaja, kujdesuni më shumë sot, për të jetuar të lumtur nesër!