Dr. LEC LECI-GRADICA SHEMBULL I SAKRIFICËS PËR NJERIUN

21 shtator 2018 | 12:12

Në shenjë nderimi, për kontributin e dr. Lec Lecit, sot, në fshatin Gradicë, në orën 12:00 zbulohet pllaka përkujtimore

Zeqir Bekolli

Lufta e fundit në Kosovë e Drenicë nxori në sipërfaqe individë të cilët para interesit personal e vunë atë kombëtar. I tillë ishte edhe Dr. Lec Leci – Gradica i cili bashkë me gruan e tij, gjatë luftës, ishin në shërbim të popullatës e cila po kalonte nëpër katrahurat e luftës, të panjohura në historinë njerëzore. Ai, në fshatin e tij në Gradicë, i ndihmuar nga UÇK-ja, improvizioi spitalin ushtarak, në të cilin u shëruan qindra të sëmurë e të plagosur. Dr.Leci ishte specialist i mjekësisë së përgjithshme, por në rrethanat e luftës kreu edhe rolin e kirurgut duke bërë intervenime e qepje edhe nën dritën e llambës së vajgurit.

Në harmoni me etikën e mjekut dhe të betimit te Hipokratit, dr. Leci merret edhe me lindjet. I ndihmuar nga e shoqja Emineja ka realizuar rreth 300 lindje të suksesshme. Ai, ishte dyzetekatër orë pranë pacientëve, që në rrethana lufte kishin nevojë për shërim ose luftonin me vdekjen. I përkushtuar në profesionin e tij, në shenjë hakmarrjeje vitet nga forcat serbe, në ofensivën ushtarake shfarosëse të vitit 1998 të ndërmarrë mbi Drenicë.

Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për UÇK-në dhe popullatën të cilës iu gjend pranë në çastet më të vështira. Në shenjë nderimi, për kontributin e dr. Lec Lecit, sot, në fshatin Gradicë, në ora 12 zbulohet një pllakë përkujtimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin “Adem Jashari”…