Dr. Lul Raka në Han të Elezit: Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë
Pas rasteve të para me koronavirus në Han të Elezit, dr. Lul Raka, ka vizituar këtë komunë.
Ai është pritur nga kreu i komunës Rufki Suma.
Sipas njoftimit të komunës, dr. Lul Raka u interesua për gjendjen e qytetarëve të infektuar dhe dha rekomandimet e tij se si duhet të sillet në raport me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Raka thënë se bashkë me të gjithë kolegët e tij në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’i lënë vetëm qytetarët në këtë situatë.
“Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë”, ka thënë Raka.
Kryetari Suma ka vlerësuar kontributin e dr, Lul Rakës që po jep në këto ditë të pandemisë përmes paraqitjeve të tij në media por edhe duke vizituar drejtpërdrejti zonat e prekura nga kjo epidemi.
/Epoka e re/