
Dr. Merita Emini-Sadiku emërohet ud. drejtoreshë në Endokrinologji
24 gusht 2021
| 18:20
Specialistja Merita Emini-Sadiku është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Klinikën e Endokrinologjisë.
Prof. Venera Berisha-Muharremi ka përfunduar mandatin tre vjeçar në pozitën e drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.
Për këtë ajo ka njoftuar në rrjetet sociale ku ka thënë se ndjehet e kënaqur me arritjet që janë bërë në klinikë gjatë mandatit të saj.
Ndërkaq menaxhmenti i SHSKUK-së ka marr vendim për emërimin e Dr. Merita Emini-Sadiku në pozitën e ushtrueses së detyrës. Emini-Sadiku është specialiste e endokrinologjisë dhe do të udhëheq klinikën deri në përzgjedhjen e drejtoreshës së re sipas konkursit. /Gazeta Shneta/