Dr. Pleurat Sejdiu rizgjidhet në krye të Odës së Mjekëve
16 dhjetor 2021
| 19:58
Sot u mbajt Kuvendi i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Në këtë Kuvendë, delegatët që morën votat për përfaqësim, kanë votuar edhe për kryetarin e ri të Odës së Mjekëve.
Në garë për të parin e mjekëve ishin Dr. Pleurat Sejdiu dhe Prof. Dr. Ramush Bejiqi, shkruan Gazeta Shneta.
Sejdiu është rizgjedhur kryetar me 86 vota. Kundërkandidati i tij, Bejiqi mori 44 vota, ndërsa 2 vota ishin të pavlefshme.