Dr. Qamile Morina tregon arsyen pse i ka hyrë garës për deputete më 6 tetor
Dr. Qamile Morina në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit është kandidate për deputete e koalicionit AAK-PSD.
Ajo në këto zgjedhje mban numrin 78 në listën e koalicionit AAK-PSD.
Dr. Qamile Morina përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se njëra ndër arsyet që e ka shtyrë të jetë kandidate për deputete është qyteti i Mitrovicës.
“Ish-kryeministri dhe kryeministri në ardhje z. Ramush Hajradinaj ishte i vetmi që nuk lejoj që kjo pjesë e Republikës sonë të jetë pjesë e pazareve politike. Gjithsesi, kryeministri në ardhje e bëri atë që deri më tashti vetëm është “premtuar” dhe assesi realizuar, pra kjo është Ligji për Trepçën, e në legjislaturën e ardhshme siç edhe e premtoj kryeministri në ardhje do ta bëjë edhe Ligjin për Mitrovicën”, ka shkruar Morina.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Mitrovicës time,
Në Mitrovicën time, në Mitrovicën e kulturës, në Mitrovicën e sportit, në Mitrovicën e kthesave historike, në Mitrovicën e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Fatkeqësisht sot qyteti im i lindjes nuk e gëzon epitetin e fakteve të lartshënuara sepse nga çdo pushtet është lënë pas dore. Sot Mitrovica është e ndarë në dysh me lumin që në të kaluarën ishte simbol i aktiviteteve të këtij qyteti.
Njëra ndër arsyet, që unë sot jam pjesë e Koalicionit AAK-PSD është Mitrovica sepse ish-Kryeministri dhe Kryeministri në ardhje z. Ramush Hajradinaj, ishte i vetmi që nuk lejoj që kjo pjesë e Republikës sonë të jetë pjesë e pazareve politike. Gjithsesi, Kryeministri në ardhje e bëri atë që deri me tashti vetëm është “premtuar” dhe assesi realizuar, pra kjo është Ligji për Trepçën, e në legjislaturën e ardhshme siç edhe e premtoj kryeministri në ardhje, do e bën edhe Ligjin për Mitrovicën.
Nëse ju qytetarë të qytetit tim të lindjes me jepni besim, ju garantoj që do të jem në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të jem avokati i JUAJ përballë çdo problemi të këtij qyteti.
#119AAK-PSD #78Dr.QAMILE MORINA #100%PËRGJEGJËSI