Drafti i Asociacionit, Ramadani: Po të mos e publikoja, pushteti do të vazhdonte ta lëvdonte
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, që ishte edhe i pari që publikoi draft-statutin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, ka reaguar duke shkruar se po të mos e kishte publikuar dokumentin asokohe, pushteti do të ishte ende duke e lëvduar tekstin siç edhe bënë në fillim.
“Nëse nuk do ta kisha publikuar Draft-statutin evropian të Asociacionit, besoj që ende eksponentët e pushtetit do ta mbanin tregimin e pasaktë për të. Jam i bindur që ende do të ishim duke dëgjuar formulime si: ‘Është draft modern, më i miri që kemi pasur’. ‘Është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk është nivel tjetër i pushtetit’. ‘I kam disa vërejtje dhe do t’i adresoj me kohë’. Sikurse kam besuar edhe më 11 nëntor 2023, njëjtë edhe sot jam plotësisht i bindur se publikimi i draftit i ka kontribuar demokracisë dhe debatit publik në Kosovë”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.