Drafti i publikuar nga Ramadani, qeveria: E kemi të pamundur të komentojmë mbi vërtetësinë e secilit draft

15 nëntor 2023 | 12:10

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka treguar nëse draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Burim Ramadani është ai i BE-së, që iu është prezantuar institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë drafte në opinion dhe se Qeveria e ka të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.

“Javëve dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar në publik tekste të ndryshme të cilat janë raportuar si drafte të propozimit evropiano-amerikan. Si ekzekutiv e kemi të pamundur që të komentojmë mbi vërtetësinë e secilit prej tyre. Megjithëse për sa na takon neve, drafti i propozuar nga Gjermania, Franca, Italia, BE dhe ShBA-ja tashmë do të duhej të ishte publik, ne do të respektojmë konfidencialitetin e tij sipas kërkesës së shteteve sponsorizuese”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me zhvillimet në lidhje…