Drafti për Asociacionin, Kurti: Vërejtjet ia kam dërguar Lajçakut, nuk mund t’i publikoj

07 nëntor 2023 | 16:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Shefi qeveritar, gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar, por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai, raporton kp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduardo Camavinga ka rinovuar ditën e sotme zyrtarisht për Real…