Dragashi ndanë nga 500 euro për të prekurit me Covid
18 dhjetor 2020
| 23:13
Komuna e Dragashit që drejtohet nga kryetari Shaban Shabani ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të infektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus.
Nga këto subvencione që po i ndan Komuna e Dragashit, deri tash kanë përfituan 179 veta në vlerë 90 mijë e 410 euro.
Një person i infektuar ka përfituar 505 euro, derisa familjet që iu ka vdekur një familjar nga Covid, kanë përfituar ndihmë 950 euro.