Draghi, Macron e Scholz, me tren në Kiev
16 qershor 2022
| 12:47
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, janë nisur me tren drejt Kievit ku do të takohen me presidentin vendas, Volodymyr Zelensky.
Ashtu si shumë liderë të tjerë edhe Draghi, Macron e Scholz, po ndjekin rrugën e blinduar nga qyteti polak i Medyka drejt destinacionit të tyre ukrainas.
Gjatë natës, tre liderët kanë zhvilluar bisedime të gjata në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kancelari Scholz dhe presidenti Macron shpesh ishin kritikuar nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar për mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës, e cila konsiderohej e pamjaftueshëm.
Një ditë më parë, udhëtuan drejt Kievit me tren dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.