Dragusha demanton Sejdiun: Vetëm një lojtar refuzoi penalltinë
Kapiteni i skuadrës së Vëllaznimit, Alban Dragusha, i është kundërpërgjigjur ish-trajnerit, Gani Sejdiut, që deklaroi se futbollistët e ekipit gjakovar hezituan t’i godisnin penalltitë në ballafaqimin në barazh kundër Ferizajt.
Dragusha ka mohuar të ketë pasur ndonjë lojtar që ka hezituar t’i gjuajë penalltitë si ka thënë Sejdiu pasi, sipas tij, tekniku mitrovicas ka dashur të hedhë fajin diku tjetër. “Më vjen keq për të gjithë, sidomos për Gani Sejdiun, pasi që është një prej trajnerëve më të mirë në Kosovë për momentin. Por, për penalltitë i ka caktuar ai me ndihmësit. Vetëm një futbollist ka hequr dorë nga ekzekutimi i penaltive pasi që nuk është ndjerë mirë dhe ajo është e drejtë e tij, por të thuash se disa futbollistë nuk kanë pranuar t’i gjuajnë penalltitë. ndoshta është munduar ta gjuajë fajin diku tjetër”, ka thënë Dragusha. Kujtojmë se tekniku mitrovicas kishte deklaruar pas ndeshjes së humbur të barazhit se disa futbollistë nuk kanë pranuar t’i gjuajnë penalltitë.