Dragusha lë futbollin, tash trajner i Ramiz Sadikut
Alban Dragusha pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme ka vendosur që të pensionohet nga loja e futbollit. Ai në edicionin e fundit luajti për skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova, ku siguroi pjesëmarrjen deri në finalen e Kupës, derisa në kampionat nuk arriti të mbijetojë në Superligë.
Dragusha, i cili ka bërë karrierë edhe në Shqipëri dhe Suedi, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ramiz Sadikut për të qenë trajner i saj në edicionin 2018/2019.
“Pas përfundimit të këtij edicioni kam vendosur që të mos jem me futbollist aktiv. Dua të falënderoj familjen time që me kanë mbështetur gjithmonë, pastaj të gjithë atyre klubeve që me kanë besuar që të barti fanellën e tyre. Po ashtu dua t’i falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar me ta. Një kapitull u mbyll tani për mua fillon një kapitull i ri, jo si futbollist, por si trajner. Më ketë rast dua të falënderoj KF Ramiz Sadiku që po më mundëson të jem pjesë e klubit dhe atë në pozitën e trajnerit, në veçanti për ketë e falënderoj Agron Mecinajn për besimin që ma ka dhënë”, ka thënë Dragusha.
/Epoka e re/