Dragusha merr pozitë të lartë në Federatën Ballkanike
23 maj 2020
| 13:17
Sabri Dragusha merr pozitë të lartë në Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnessit.
Sekretari Gjeneral i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, Sabri Dragusha me datë 22 maj u zyrtarizua me postin e sekretarit Gjeneral të Federatës Ballkanike të Bodybuildingut dhe Fitnessit.
Me këtë rast Dragusha ka falenderuar për besimin e dhënë: presidentin e IFBB, Rafael Santonja, presidentin e IFBB Balkan, Gabriel Toncean me stafin e Federatës Ballkanike si dhe
presidentin e Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, Esat Lata së bashku me stafin dhe sportistët.
(V.Z / Epoka e re)