Dragusha zbulon të ardhmen
KEK-u nuk arriti që ta tubojë më shumë se një pikë në edicionin që tashmë ka përfunduar në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Obiliqi u dorëzua në ‘luftën’ për mbijetesë që në stinorin vjeshtor ndërkohë që në pranverë, drejtimin e këtij ekipi e mori trajneri Alban Dragusha, i cili si futbollist ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur.
KEK-u e përfundoi kampionatin me vetëm një pikë të tubuar. Dragusha në një prononcim për Zëri.info ka konfirmuar se do të vazhdojë me KEK-un edhe në Ligën e Parë.
“Kur kam ardhur te KEK-u, e kam ditur se nuk do të mbijetojnë në elitë. 99 për qind do të vazhdojë aventurën edhe në Ligën e Parë. Dëshira ime është që të vazhdojë me KEK-un në mënyrë që ta bëjmë një ekip që pretendon rikthimin në Superligë”, ka thënë Dragusha.