Drake, artisti me më së shumti shitje të albumit në vitin 2018
01 mars 2019
| 11:03
Drake është shpallur artisti me më së shumti shitje në botë për vitin 2018 nga Organizata Ndërkombëtare Diskografike (IFPI).
Këtë titull e mori falë albumit “Scorpion”.
Po ashtu, Drake është i vetmi artist që ka marrë këtë njohje për herën e dytë.
Çmimi “IFPI Global Recording Artist of the Year” është duke u ndarë që gjashtë vjet, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore fizike dhe digjitale.