
Drake me orë 750 mijë dollarëshe
13 qershor 2019
| 11:36
Reperi 32-vjeçar mori pjesë në ndeshjen e pestë të finales së NBA-së në Toronto, Kanada, të hënën. Drake ishte i ulur në pjesën e publikut, por me një orë 750 mijë dollarëshe në dorë. Për këtë ndeshje, fituesi i Grammy veshi një bluzë të thjeshtë “Nike” dhe pantallona të zeza në të njëjtën markë, por ishte ora e tij shumë eksplicite dhe shumë e shtrenjtë që ra në sy.