Dramatike në Ekuador | Aeroplani rrëzohet në mes të rrugës së populluar (VIDEO)
Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Ekuador. Aeroplani është përplasur në një rrugë të ngarkuar me automjete në qytetin La Libertad në bregun perëndimor të Ekuadorit, duke vrarë dy persona.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bënë të ditur shërbimet e urgjencës dhe sigurisë.
Mediat raportuan se në bordin e avionit ishin një burrë dhe një grua, ndërsa një motoçiklist që po kalonte atë moment u plagos kur u godit nga pjesët e avionit.
Në pamjet e ngarkuara në faqet e rrjeteve sociale, avioni i dëmtuar mund të shihet në rrugë i shkatërruar.
Në vitin 2022, një aksident i ngjashëm kishte ndodhur në një park në zonën e qytetit të Guayaquil (perëndim). Dy pasagjerët e një avioni të vogël që u rrëzua në atë moment humbën jetën, ndërsa piloti i tij u plagos rëndë.
Cámara de seguridad captó el accidente de una aeronave Diamond DA20 de la Escuela Superior Militar de Aviación (ESMA) ocurrido esta tarde en Santa Elena, Ecuador.
El siniestro dejó como saldo el fallecimiento de los dos tripulantes. pic.twitter.com/d0kALZPmqE— Aviación Guayaquil (@AviacionGYE) November 27, 2024