Dramaturgia serbe përplaset me Vuçiqin, i thotë se Kosova është shtet dhe Serbia duhet ta njohë atë

14 shkurt 2022 | 12:04

Dramaturgia Biljana Srbljanoviq ia ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.

Srbljanoviqi dhe Vuçiqi janë përplasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe pavarësinë e Kosovës.

Si rëndom, Vuçiqi ka thënë edhe në këtë emision se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Aty është folur edhe për Srebrenicën, teksa dramaturgia është shprehur se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi.

Gjithashtu është shprehur se ndjen keqardhje që filmi “Quo Vadis, Aida?” nuk shfaqet në këtë vend.

Video është shpërndarë në rrjetin social “Tik-Tok”.

Video: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy emigrantë grekë në Ukrainë u vranë nga ushtarët e…