“Dramë” e madhe në ndeshjen KEK-u – Drita
26 tetor 2018
| 15:51
Ndeshje jashtëzakonisht interesante u zhvillua sot në Obiliq, pasi fituesi i ndeshjes KEK-u – Drita u mësua vetëm në fund të ndeshjes (1-2).
Në fakt, Betim Haxhimusa pas shtatë minutave lojë e solli skuadrën mysafire në epërsi 0-1, por KEK-u nuk u ndal dhe e barazoi rezultatin në minutën e dytë shtesë, dhe kur të gjithë pritën që skuadra do të ndajnë pikët, Betim Haxhimusa del edhe një herë në skenë duke realizuar golin e fitore 1-2.
/Epoka e re/