Dramë në gjysmëfinalen e parë, Istogu në finale

26 prill 2025 | 22:29

Shumë interesante ishte ndeshja e parë në Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll.

Në gjysmëfinalen e parë në konkurrencë të femrave, Istogu fitoi 31:30 ndaj Vushtrrisë.
Ndeshja ishte e fortë, interesante dhe u vendos vetëm në aksionin e fundit.

Vushtrriaset e kishin aksionin e fundit e më pas edhe gjuajtjen e fundit, por pa realizuar gol. Dhe kështu fitorja me një gol dallim u takoi istogaseve që të dielën nga ora 17:30 paraqiten në finale.

Astou Ndiaye i shënoi plot dhjetë gola për Istogun. Shtatë i kishte Paulo Sebastiao Suca, ndërsa nga katër i shënuan Suzana Ujkiq e Nihed Limem.

Te Vushtrria 12 gola i shënoi Sevdanur Ozkan. Burneta Rama e Gentiana Basholli i shënuan nga pesë, ndërsa katër i kishte Fetane Uzunlar. U shqua edhe portierja Arjeta Maloku.

Turneu final i Kupës po zhvillohet në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça triumfoi në gjysmëfinalen e tretë të “Play-off”-it të ProCredit…