
Dramë në “Minatori”, Trepça e fiton gjysmëfinalen e dytë përball Pejës
13 maj 2022
| 00:21
Një dramë e vërtetë është zhvilluar në sallën “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça e ka fituar dhe gjysmëfinalen e dytë të play-offit përball Pejës me rezultat 107:105, në sekondat e fundit.
Pas 40 minutave të rregullta, rezultati në semafor ishte 84:84.
Fituesi nuk u caktua as pas vazhdimeve, ku rezultati ishte 95:95.
E mitrovicasit fituan edhe ndeshjen e parë përball pejanëve.
Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni.
Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.
Loja Trepça – Peja u transmetua drejpërdrejt në Artmotion.