Dramë në Mitrovicë: Purvis ia siguron fitoren Pejës
27 nëntor 2022
| 23:11
Peja ka fituar derbin e javës së 12-të të Prince Caffe Superligës, duke mundur Trepçën si mysafir me rezultat 68:71.
Loja në palestën “Minatori” ishte goxha interesante ku pejanët kishin epërsi deri në 15 pikë, por më pas u rikthyen mitrovicasit, megjithatë hero ishte Rodney Purvis me tre pikësh në sekondat e fundit.
Te Trepça u dalluan Ken Brown me 21 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 22 pikë e 16 kërcime, kurse Purvis e ndihmoi me 14 pikë.
Mitrovicasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët nëntë fitore e dy humbje.