Dramë në Serbi: Aleatët e Vuçiqit po përgatiten ta njohin Kosovën

27 prill 2023 | 12:39

Pas votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, për çfarë ka abstenuar Greqia, ky shtet mund të ndryshojë qëndrimin e mëparshëm dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, është lajmi kryesor në mediet që kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan “Oslobodjenje”.

Këtë indirekt e ka bërë me dije Georgios Katrougalos, ish-kreu i diplomacisë greke, i cili ka thënë se qeveria në Athinë papritmas ka ndryshuar qëndrimin e prerë lidhur me mosnjohjen e Kosovës.

Sipas tij, Greqia, pa shpjegime, ka votuar ndryshe në Këshillin e Evropës nga vendet e tjera që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kartougalos ka thënë se një vendim i tillë i autoriteteve greke është i keq dhe nuk kontribuon në atë që, siç thotë, duhet të jetë politika shtetërore e atij vendi.

“Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Vendimi i qeverisë për të votuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për t’u diferencuar nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi. Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike në vendin tonë, ndonëse ndryshon, pa shpjegime, qëndrimin e prerë të Greqisë për statusin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kjo dobëson rolin e ndërmjetësit që duhet të ketë Greqia në rajon”, thekson Kartugalos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti…