Drashkoviqi: Serbia duhet të distancohet nga Putini, përndryshe do të jetë Siria ballkanike

03 qershor 2022 | 11:42

Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviq, i ka thënë mediumit “H1” se Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe Vladimir Putinit, ose siç theksuar ai do të bëhet “Venezuela apo Siria ballkanike”.

Ai ka thënë se Serbia duhet të shkojë në anën e qytetëruar të botës.

“Duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe ajo do të kthehet në anën e qytetëruar të botës”, ka thënë ai.

Drashkoviqi ka thënë se është shqetësuese që shumica e serbëve janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

“Është një fakt alarmant, 80 për qind e qytetarëve serbë janë kundër çdo sanksioni kundër regjimit të Kremlinit. Këta janë njerëz që mbështesin agresionin e Putinit kundër Ukrainës, duke e mbështjellë atë me vëllazëri historike dhe besnikëri ndaj popullit rus”, ka thënë Drashkoviqi.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk është e vështirë të shpjegohen arsyet e një qëndrimi të tillë të qytetarëve serb, shkruan “Danas”.

“Putini shpalli agresionin kundër Ukrainës me fjalët se Ukraina është një gabim historik, një shtet i rremë që nuk duhet të ekzistojë. Para deklaratës së Putinit, propaganda e KGB-së, UDB-së serbo-ruse, përsëriste pa pushim këtu se BeH-ja është shtet fals, se Kosova është shtet fals, se Mali i Zi është gabim historik. Këta njerëz nuk janë për evropianizimin e Ballkanit, ata janë për putinizimin e Ballkanit”, ka thënë Drashkoviqi.

I pyetur se pse Ballkani është kaq interesant për fuqitë e mëdha, si ato në lindje ashtu edhe në perëndim, Drashkoviqi ka thënë se ai ishte duke folur për një “qasje civilizuese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biçikleta më së shumti në këtë vend përdoret për të…