Drecuni: Urimet e Bidenit janë fyese, ai tregoi se për çfarë do të insistojë

08 shkurt 2021 | 15:57

Urimet e presidentit të ShBA-së, Joseph Biden dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin e ditës së shtetit serb janë të pranueshme nga fuqia numër një në botë, por edhe provokuese dhe të papërshtatshme në pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

“Ndoshta është fyese për të gjithë ne, sepse nëse e përgëzoni dikë në Ditën e Shtetit, dhe i kërkoni atij të ndahet nga një pjesë e territorit të tij, atëherë është e kundërta e asaj që janë urimet e mira, por ne nuk duhet të habitemi nga një qëndrim si ky, veçanërisht nga Biden”, ka thënë Drecun për “TV Prva”.

Drecuni ka thënë se me atë urim, Bideni ka treguar për çfarë do të insistojë në periudhën e ardhshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Kur Biden këmbëngul në të ashtuquajturën njohje të ndërsjellë, ai inkurajon shqiptarët në Prishtinë të këmbëngulin në disa lëvizje të njëanshme, kjo është arsyeja pse Ramush Haradinaj po shpall veten president”.

“Unë mendoj se ata po shkojnë edhe për variantin se Aleksandër Vuçiq nuk do të jetë në gjendje ta pengojë Kosovën në rrugën e bashkimit me Shqipërinë, dhe mbase ai mendon se do ta ‘boksojë’ atë, pasi, ajo që presin është njohja e ndërsjellë dhe ndryshimi i qeverisë në Beograd”, ka thënë Drecuni.

Bideni nëpërmjet një letre dërguar Vuçiqit, i ka kërkuar këtij të fundit që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e basketbollit, Vëllaznimi nga Gjakova është përforcuar me Kendall…