“Drejt fitores me 9 shkurt 2025”, Haradinaj reagon pas shpalljes së datës së zgjedhjeve
16 gusht 2024
| 21:16
Pas shpalljes së 9 shkurtit si datë e zgjedhjeve parlamentare ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai nëpërmjet një mesazhi ku ka folur edhe në emër të partnerëve të tij të koalicionit ka thënë se po vjen koha e ndryshimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale!
Drejt fitores me 9 shkurt 2025!”, ka shkruar Haradinaj.